Lajme
Zvicra dhe Kina duan të zgjerojnë bashkëpunimin në tregun financiar
Ministri i Financave, Ueli Maurer, zhvilloi një takim virtual me Liu He, një nga katër Zëvendëskryeministrat e Kinës, të mërkurën, për të diskutuar forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e tregut financiar.
Të dy ministrat diskutuan perspektivat për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushat e tregtisë së bursës, shërbimet e qëndrueshme financiare dhe menaxhimin e pasurisë, si dhe monedhën dixhitale të Bankës Qendrore, tha Ministria e Financave.
Të dy ministrat u shoqëruan nga përfaqësues të bankave përkatëse qendrore dhe autoriteteve mbikëqyrëse të tregut financiar, si dhe sektorit financiar zviceran.
Takimi i fundit virtual ministror vijoi kontaktet e vendosura tashmë midis autoriteteve financiare dhe sektorit financiar në Pekin në prill 2017 dhe vazhduan në prill 2019. Paralelisht me marrëveshjen ekzistuese të tregtisë së lirë, marrëdhëniet e tregut financiar midis dy vendeve do intensifikohen më tej. Mundësitë e krijuara nga lëvizjet e liberalizimit në tregun financiar kinez do të përdoren për projekte konkrete bashkëpunimi, tha Ministria e Financave./Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti













