Shkurt.ch
Zvicra do ta heqë statusin e përkohshëm, “vizën F”
Këtë status e marrin kryesisht ata azilkërkues që nuk mund ta fitojnë azilin por po ashtu, për shkak të pasigurisë nuk munden as të kthehen në vendin e prejardhjes
Statusi i qëndrimit të përkohshëm ose “Viza F” që u jepet azilkërkuesve në Zvicër duhet të zëvendësohet nga një status tjetër. Komisioni për Politikë Shtetërore në kuadrin e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës ka vendosur rreth një mocioni të bërë në parlament lidhur me këtë temë. Vetëm përfaqësuesit e SVP/UDC-së në parlament kanë qenë kundër, njofton sda.ch.
Statusi ose leja e qëndrimit të përkohshëm ka kohë që kritikohet. Kjo, veç tjerash edhe për faktin se shumë persona me status të përkohshëm në të vërtetë mbeten të jetojnë përgjithmonë në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Po ashtu kritika drejtohen edhe për statusin jo mirë të definuar të atyre që kanë këtë vizë.
Këtë status e marrin kryesisht ata azilkërkues që nuk mund ta fitojnë azilin por po ashtu, për shkak të pasigurisë nuk munden as të kthehen në vendin e prejardhjes. Më së shumti persona të kësaj kategorie në Zvicër ka nga Eritrea dhe nga Siria.
Këshilli Federal në një raport të tij lidhur me këtë çështje ka hedhur në diskutim tri variante. Varianti i parë: Pranimi i përkohshëm (F) të zëvendësohet nga një leje e rregullt qëndrimi (Viza B); Varianti i dytë: Pranimi i përkohshëm të zëvendësohet nga një status i ri, statusin e ofrimit të mbrojtjes. Varianti i tretë parasheh që pranimi i përkoshëm të përshtatet në mënyrë më të përpiktë në krahasim me këtë që është tash.
Ashtu sikur Këshilli Federal më parë, tash edhe Komisioni i Dhomës Nacionale të Parlamentit është shprehur në favor të variantit të dytë, përcjell albinfo.ch. Statusi i ri duhet të krijohet për ata të huaj që parashihet se kanë nevojë për mbrojtje gjatë një kohe më të gjatë. Në këtë variant do të bëhej edhe përmirësimi i pozitës së tyre në tregun e punës.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












