Lajme

Zvicër: Lejohen fluturime të caktuara në Britaninë e Madhe nga e enjtja

Nga e enjtja do të lejohen fluturime të udhëtarëve të caktuar drejt ose nga Britania.

Zvicra ka njoftuar se do të rihapë aeroportet e saj për fluturime nga Mbretëria e Bashkuar nga pragu i Krishtlindjes, por vetëm për udhëtarët e caktuar.

Departamenti Federal i Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe Komunikimeve të Zvicrës (DETEC) njoftoi të mërkurën se trafiku ajror midis Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar – së bashku me Afrikën e Jugut – mund të rinisë përsëri në prag të Krishtlindjes.

Të dielën Zvicra njoftoi se i gjithë trafiku i fluturimit duhet të ndalet “deri në një njoftim tjetër” për shkak të llojit të ri të koronavirusit të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar. Mirëpo, pragu i Krishtlindjes do të ketë një përjashtim për njerëzit që janë rezidentë në Zvicër, por aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar ose Afrikën e Jugut – ose ata që janë banorë në Mbretërinë e Bashkuar ose Afrikën e Jugut, por aktualisht janë në Zvicër – për t’u kthyer në shtëpi për Krishtlindje.

“Personat rezidentë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut aktualisht në Zvicër, dhe personat rezidentë në Zvicër aktualisht në ato dy vende, do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi nga 24 dhjetori”, thuhet në deklaratë, shkruan thelocal.ch, përcjell tutje albinfo.ch.