Lajme
Zvicra do të “shtrëngojë” gjobat e parkimit të papaguara të vizitorëve të huaj
Qeveria zvicerane ka rënë dakord të shqyrtojë problemin e gjobave të parkimit dhe gjobave të tjera të lidhura me drejtimin e automjeteve që u jepen vizitorëve të huaj e që nuk paguhen.
“Shkeljet e ligjit të trafikut rrugor nuk kanë pasoja financiare për shumë turistë”, deklaroi parlamentarja e Bernës, Ursula Zybach.
Ajo i kërkoi Këshillit Federal të shqyrtojë veprimet e mundshme, si ndryshimet ligjore, marrëveshjet ndërkombëtare dhe masat e tjera të zbatimit. Të enjten Këshilli Federal ra dakord me kërkesën e saj, pa komente të mëtejshme, transmeton albinfo.ch.
Sipas Zybach, rajonet turistike në veçanti po e kanë gjithnjë e më të vështirë të ndëshkojnë kundërvajtjet e trafikut dhe të mbledhin gjobat përkatëse, shkruan swissinfo.
Policia zakonisht merr të dhënat personale të shoferëve dhe adresat e njoftimeve të huaja nga kompanitë e makinave me qira. Megjithatë, shpesh fatura ose gjoba nuk paguhet pavarësisht njoftimit të saktë. Dhe mbledhja e gjobave në vendet jo-Shengen është “jashtëzakonisht e vështirë”.
“Duhet të supozohet se për komunitetet turistike, këto janë shuma të mëdha që nuk mund të mblidhen në këtë mënyrë,” thotë Zybach. Në Interlaken, në Bernese Oberland, për shembull, autoritetet kanë regjistruar humbje vjetore të të ardhurave prej 400,000 CHF – dhe tendenca është në rritje.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Në Bazel taksat së shpejti do të zbriten direkt nga pagat Në kantonin e Bazel-Stadtit, taksat do të zbriten direkt nga pagat në të ardhmen. 10 ose... -
Zviceranët po shpenzojnë sërish më shumë, veçanërisht për udhëtime dhe kohë të lirë -
Projeksionet e para: Zviceranët refuzojnë kufirin prej 10 milionë banorësh -
Xhaka jep alarmin pas barazimit me Katarin -
Fotolajm: Zviceranët po votojnë për kufizimin e popullsisë












