Lajme
Zvicra drejt digjitalizimit të shëndetësisë, 3 organizata bashkohen për dosjen elektronike të pacientit
Në përpjekje për të përshpejtuar digjitalizimin e sistemit shëndetësor, tre nga ofruesit kryesorë të Dosjes Elektronike të Pacientit (DEP) në Zvicër eHealth Aargau, eSanita dhe Cara do të bashkojnë forcat duke nisur nga viti 2026. Qëllimi i bashkimit është krijimi i një platforme të vetme dhe funksionale në nivel kombëtar, nën markën Cara, e cila do të ofrojë akses të sigurt dhe të shpejtë në të dhënat mjekësore për pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor.
Edhe pse strategjia federale për shëndetësinë digjitale është aktive që nga viti 2007, adoptimi ka qenë i ngadaltë: deri në vitin 2024, vetëm 40,000 qytetarë kishin krijuar një DEP, ndërsa sot janë mbi 100,000. Me bashkimin e këtyre tre organizatave dhe zhvillimin e një aplikacioni të ri për smartphone, synohet rritja e pjesëmarrjes dhe lehtësimi i qasjes, transmeton albinfo.ch.
Ekspertët shpresojnë që ky hap të shërbejë si model për një platformë të vetme kombëtare, duke rritur efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë e trajtimit shëndetësor në Zvicër.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane Java e ardhshme do të jetë me stuhi. Erëra të forta po fryjnë mbi Zvicër. Qeveria... -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër












