Shqipëria
Zvicra eksporton automjete në vlerë prej 2.5 milionë eurosh në Shqipëri
Nëse vendi i tretë zihej më parë tradicionalisht nga Mbretëria e Bashkuar, ky vend kësaj radhe i takon Zvicrës, nga ku u importuan 2.5 milionë euro në vlerë automjete
Muajt e parë të këtij viti është regjistruar një rritje e fortë e importit të automjeteve në Shqipëri. Për periudhën janar-mars 2018, vlera totale e importuar e automjeteve për transportin e pasagjerëve arriti në 54.5 milionë euro, një rritje me 9.2% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar dhe shumë më e lartë se tremujori i parë i 2016-ës.
Kjo rritje vjen në një moment kur pritet të hyjë në fuqi vendimi për ndalimin e importit të automjeteve të vjetra që nuk plotësojnë kriteret e ndotjes. Ndërkohë rritja e importeve është forcuar edhe nga masat që vende si Gjermania po marrin kundër automjeteve të naftës, duke i shtyrë pronarët t’i shesin ato në vendet e Europës Lindore.
Pikërisht Gjermania kryeson edhe listën e vendeve të origjinës të automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri dhe qarkullimi arrin në 25.4 milionë euro. Gjermania është ndjeshëm partneri kryesor, pasi nga vendi i dytë që ndjek në listë, Italia, u importuan vetëm 9.6 milionë euro automjete.
Sipas scan-tv ndërkohë, nëse vendi i tretë zihej më parë tradicionalisht nga Mbretëria e Bashkuar, ky vend kësaj radhe i takon Zvicrës, nga ku u importuan 2.5 milionë euro në vlerë automjete. Britania lufton me Shtetet e Bashkuara për vendin e katërt dhe importet llogariten përkatësisht në 2.2 dhe 2.1 milionë euro.
Shtetet e Bashkuara vijnë si surprizë në këtë listë, pasi vlera e importeve është dyfishuar nga viti në vit. Për të njëjtën periudhë një vit më parë, Shqipëria importonte nga përtej Atlantikut vetëm 1 milion euro automjete.
Vendet që mbyllin dhjetëshen e parë të origjinës së makinave janë: Republika Çeke, Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja dhe Franca.
Pjesa dërrmuese e automjeteve të importuara janë të përdorura, pasi Shqipëria importon shumë pak automjete të reja. Të dhënat e Organizatës së Prodhuesve të Mjeteve Motorike tregojnë që në 2017-ën në Shqipëri u shitën vetëm 2.8 milionë euro në vlerë automjete të reja.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












