Sport
Zvicra, fitore për prestigj kundër Malit të Zi
Në fitoren 2:0 të Zvicrës kanë kontribuuar katër lojtarë shqiptarë: Behrami, Shaqiri, Mehmedi e Xhaka
Në ndeshjen e sontme të saj kundër Malit të Zi, kombëtarja e Zvicrës duke fituar 2 me 0 është “rehabilituar” për humbjen e pësuar para pak ditëve nga Uellsi, humbje që i kushtoi me diskualifikim nga garat për Evropianin 2012.
Sidoqoftë, djemoshat e Hitzfeldit në lojën e luajtur sonte në stadiumin St. Jakopbpark të Bazelit kanë qenë bindshëm më të mirë se kundërshtarët.
Golin e parë për Zvicrën e ka shënuar Derdiyok në minutën e 51-të ndërsa të dytin Sichtsteiner në minutën e 65-të. Për Lichtsteinerin, i cili këtë paraqitje për kombëtaren e kishte të 44-tën ky ishte goli i parë i shënuar në karrierën e tij.
Nga fillimi janë angazhuar katër lojtarë shqiptarë: Behrami, Shaqiri, Mehmedi e Xhaka. Shaqiri është ndërruar në minutën e 77 nga Degen ndërsa Xhaka në të 81-tën nga Emeghara.
Të katër lojtarët shqiptarë kanë treguar lojë të mirë. Një numër shansesh të mira për të shënuar i kanë pasur Mehmedi, Behrami dhe Shaqiri, por fati nuk e deshi që edhe ata të shënoheshin në listën e golashënuesve.
Ndeshja e sontme për Zvicrën ka më shumë rëndësi prestigji, sepse nga rezultati i saj nuk varet asgjë. Megjithatë, fitorja ka rëndësinë për motivimin e lojtarëve për ndeshjet e ardhshme, kur Zvicra të fillojë kualifikimet për Botërorin 2014.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryetar të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Hapet Shkolla Shqipe “7 Marsi” në Calcinato, Brescia -
Arbër Bullakaj, nga 27 prilli, deputet në Parlamentin Federal të Zvicrës -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal vazhdon të rrisë TVSH-në me 0.8 pikë për të financuar ushtrinë, pavarësisht kritikave Këshilli Federal mban planin e tij për të rritur TVSH-në me 0.8 pikë gjatë dhjetë viteve... -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryetar të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Kriza në Lindjen e Mesme ndryshon rrugët e turizmit zviceran -
Derivatet: Çmime marramendëse dhe ndryshime rajonale














