Koronavirusi: çast pas çasti
Zvicra heq gjobën prej 100 frangash për mosmbajtje të distancës
Deri më tash, policia ka gjobitur shumë njerëz për shkeljen e masës mbrojtëse të mbajtjes së distancës për shkak të koronavirusit. Këshilli Federal tani ka shfuqizuar dispozitën përkatëse
Këshilli Federal ka hequr gjobat me të cilat dënoheshin ata që nuk e mbanin distancën mbrojtëse nga koronavirusi. Kjo masë kishte hyrë në fuqi menjëherë pas përhapjes së pandemisë, shkruan sda.ch.
Megjithatë, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ende rekomandon që të ruhet distanca prej dy metrash kur bëhet fjalë për kontakte mes personave, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, në dritën e numrit të ulët aktual të infeksioneve, kërcënimi me gjobë nuk duket më i justifikuar, citon Tamedia Zyrën Federale të Shëndetit publik sot.
Apel për përgjegjësi personale
Tani, si pjesë e lehtësimit aktual, duhet të dalë në pah vetë-përgjegjësia e qytetarëve, thonë autoritetet. Megjithatë, masat kundër Cobvid 19 vazhdojnë të parashikojnë gjoba në disa raste, përcjell albinfo.ch. Fjala është për tubimet e një numri të madh të njerëzve dhe për kalimin e kufijve shtetërorë për të bërë furnizimet (Shopping turizëm).
Një shkelje e rregullit për mbajtje të distancës mund të ju kushtojë me në gjobë prej 100 frangash. Në shumë raste, policia ka gjobitur personat që nuk kanë mbajtur distancën. Në praktikë ka pasur debate rreth mënyrës sesi duhet interpretuar rregulli i distancës.
Tani këto diskutime të lodhshme kanë mbaruar, transmeton albinfo.ch. BAG ka informuar kantonet përgjegjëse për zbatimin javën e kaluar për heqjen e gjobës sa i përket (mos)mbajtjes së distancës.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit















