Lajme
Zvicra investigon kompaninë që spiunoi botën
Prokurori i përgjithshëm i Zvicrës ka filluar procedurat penale kundër Crypto, një kompani me bazë në Zug, e cila dyshohet se ishte përdorur me dekada nga Shtetet e Bashkuara dhe shërbimet e inteligjencës gjermane për të spiunuar mbi 100 vende, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Radioja publike zvicerane SRF njoftoi zhvillimin të mërkurën. Të premten e kaluar qeveria dha dritën e gjelbër për prokurorin e përgjithshëm për të hapur procedime penale, sipas raportit. Dyshimi se informacione të rreme ose jo të plota ishin siguruar në aplikacionet për eksport, kishin origjinën në Sekretariatin Shtetëror për Cështje Ekonomike (SECO), i cili paraqiti një padi penale kundër personave të panjohur në fund të shkurtit.
Për dekada të tëra, Crypto furnizoi qeveritë e huaja dhe forcat e armatosura me makineritë që kishin të meta, duke bërë të mundur kopjimin e mesazheve gjoja të sigurta. SECO thotë se kurrë nuk do të kishte lëshuar leje nëse do të kishte qenë në dijeni të qëllimit.
Afera Crypto u bë e njohur në media në Gjermani, Zvicër e SHBA. Monitoruesi i Parlamentit zviceran i ngarkuar me mbikëqyrjen e veprimtarive të shërbimeve të sigurisë dhe spiunazhit po kryen hetimin e vet për të sqaruar detaje të tjera, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit












