Lajme
Zvicra ka mungesë të maskave: “A nuk është e turpshme kjo, zoti Berset?”
"Si ishte e mundur që në një vend, buxheti i të cilit për shëndetësinë peshon 85 miliardë franga të mos ketë rezerva të mjaftueshme të maskave? Kjo është skandaloze"
Problemi me sasinë e maskave mbrojtëse që ka në dispozicion Zvicra, ka qenë që nga fillim i krizës së koronavirusit një “thembër akili” për përgjegjësit e shëndetit publik. Me këtë problem ata janë ballafaquar gjatë gjithë kohës dhe kanë paraqitur arsyetime të ndryshme rreth asaj nëse Zvicra ka ose nuk ka mjaft maska të tilla, shkruan albinfo.ch
Një ballafaqim të ashpër me ministrin e shëndetësisë, Alain Berset rreth këtij problemi e ka pasur sot një gazetar i SRF (transmetuesi publik i Zvicrës).
Pyetja: “Tani kemi dëgjuar që farmacistët e ushtrisë duhet të blejnë 400 milionë maska deri në fund të prillit. Mund të thuani se ka shumë pak maska në Zvicër – a nuk është e turpshme kjo?”. Ka qenë pyetja e gazetarit.
Berset: “Nuk nevojiten kaq shumë deri në fund të prillit. Thjesht duhet të kemi maska të mjaftueshme për të zbatuar konceptet e mbrojtjes dhe masat lehtësuese. Ju gjithashtu duhet të shikoni në planin pandemik: Ai përshkruan saktësisht se kush dhe sa rezerva duhet të ketë.
Në retrospektivë, është e mundur të thuhet se një numër i madh i institucioneve nuk i posedonin këto rezerva. Por herën tjetër do të jetë ndryshe, transmeton albinfo.ch. Por tani, çfarë mund të bëjmë tani? Nuk është detyra e Qeverisë Federale të krijojë rezerva për të gjithë popullsinë. Asnjëherë nuk ishte menduar të ishte kështu. Tani që konstatojmë se kemi shumë pak maska, ne jemi mobilizuar në mënyrë që të blejmë sa më shumë sosh.
Thjesht po them: Ne nuk kishim maska të mjaftueshme, tani duhet ta kompensojmë këtë.
Pyetja e radhës e gazezarit: Si ishte e mundur që në një vend, buxheti i të cilit për shëndetësinë peshon 85 miliardë franga të mos ketë rezerva të mjaftueshme të maskave? Kjo është skandaloze.
Berset: Unë nuk do të shkoja aq larg. Gjithmonë ishim mësuar që në këtë pikë të punonim bashkë me kantonet.
Pyetja: Pra kantonet nuk e kanë bërë punën e tyre?
Berset: Jo. Ju nuk do të keni sukses të na fusni në konflikt mua dhe kantonet kundër njëri-tjetrit. Ne jemi në këtë situatë së bashku dhe këtu nuk ka asnjë konflikt. Ne duhet ta bëjmë punën me të gjitha palët e përfshira. Unë vetëm po them: Ne nuk kishim maska të mjaftueshme, tani duhet ta kompensojmë këtë mungesë, transmeton albinfo.ch. Tani jemi përgatitur për këtë punë, edhe pse Qeveria Federale në fakt nuk është pala kryesore për blerjen e maskave. Por tani e bëjmë këtë sepse na duhen maskat mbrojtëse.
Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të zbatuar konceptet tona të mbrojtjes. Nuk duhet të harrojmë se bartja e maskës akoma nuk rekomandohet për një person të shëndetshëm në rrugë, përcjell albinfo.ch. Ne gjithmonë jemi mbështetur te specialistët për çështjet specifike, gjithashtu edhe për maskat, çfarëdo veprimi tjetër nuk do të kishte kuptim.
Po kështu, ka kujtuar ministri: “Nëse ne para sa muajsh do të paguanim disa qindra milionë franga për të blerë maska mbrojtëse, atëherë do të na akuzonin: Përse kaq shumë dhe përse pikërisht tani”.
Ndryshe, opinioni zviceran, madje edhe kundërshtarët politikë, e ka vlerësuar deri më tani shumë lart nivelin e menaxhimit të krizës së koronavirusit nga ministri i shëndetësisë, Alain Berset.
Linku:
https://www.srf.ch/news/schweiz/exit-strategie-des-bundesrats-zu-wenige-masken-ist-das-nicht-beschaemend-herr-berset
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












