Shkurt.ch
Zvicra ka ndaluar në kufijtë e saj, më shumë se 9400 të huaj të mitur
Më shumë se gjysma e të miturve ishin mes moshës 17 dhe 18 vjeç. Këshilli Federal thekson se në shumicën e rasteve informacionet janë bazuar në të dhënat e ofruara nga refugjatët, por jo edhe në dokumente
Sipas autoriteteve kufitare “Grenzwacht korps”, 9416 persona të moshës 12 deri 18 vjeç u ndalën në kufirin zviceran vitin e kaluar. Kjo është përgjigjja e Këshillit Federal në një interpelancë, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se gjysma e të miturve ishin mes moshës 17 dhe 18 vjeç. Këshilli Federal thekson se në shumicën e rasteve informacionet janë bazuar në të dhënat e ofruara nga refugjatët, por jo edhe në dokumente.
Nga të dhënat e autoriteteve kufitare nuk tregohet nëse të miturit ishin të shoqëruar nga të rritur apo ishin të vetëm.
Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) tha se gjysma e të miturve kanë paraqitur një kërkesë për azil në kufi dhe iu dorëzuan Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM) për procedime të mëtutjeshme. Gjysma tjetër iu dorëzua autoriteteve të huaja.
Si një arsye, Këshilli Federal thotë se ata ose nuk i kanë plotësuar kërkesat ligjore për hyrjen në Zvicër, ose vetëm kanë dashur të kalojnë tranzit Zvicrën pa kërkuar azil.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











