CH-Ballkani
Zvicra kundërshton ndryshimet e kufijve
Stabiliteti i brishtë në Ballkanin Perëndimor është duke u dridhur. Diplomacia zvicerane ka një qëndrim të qartë
Në muajt e fundit, mosmarrëveshja lidhur me çështjen e Kosovës ka eskaluar në një krizë – me sa duket pa u vënë re. Për anëtarësimin në BE, Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet. Por, Serbia po punon me gjithë forcën që në këtë drejtim ta ngritë çmimin sa më lartë, shkruan “SRF”, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Kosova është duke dëshmuar shtetësinë e saj me taksën 100 për qind të produkteve serbe dhe krijimin e ushtrisë së saj.
Që nga vera e kaluar, edhe shkëmbimi i territoreve është një zgjidhje e mundshme: Një “demarkacion ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, shprehet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq – një “korrigjim i kufirit”, thotë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton albinfo.ch.
Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe pjesë të BE-së me sa duket mund të jetojnë me këtë ide – gjëja kryesore të mos ketë ndonjë telashe.
Vetëm Gjermania deri më tani ka folur kundër kufijve të rinj në Ballkanin Perëndimor. Prapa skenave, megjithatë, edhe Zvicra. Këtë e konfirmon Departamenti Federal i Punëve të Jashtme FDFA me kërkesë të SRF: “Zvicra ka rikonfirmuar gjithmonë angazhimin e saj të fortë për bashkëjetesën paqësore të shoqërive multietnike në rajon”.
Që nga viti 1995, Zvicra ka projekte të ndryshme për stabilitetin dhe zhvillimin në Ballkanin Perëndimor. “Prandaj, Zvicra është e mendimit se ndryshimi i kufijve në mes të Serbisë dhe Kosovës do ta rrezikonte stabilitetin e brishtë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar zëdhënësi i EDA, Tilman Renz, transmeton albinfo.ch.
Frika: Ndryshimi i kufijve mund të shkaktojë një domino efekt të rrezikshëm në rajon – të tilla si në Bosnjë. Atje, udhëheqja e pjesës serbe të vendit të kërcënuar për vite me një shkëputje nga shteti. Pra, kufijtë e rinj mund të sjellin probleme të reja.
Prandaj Zvicra mbështet procesin e normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE-së dhe kërkon lëshime: “Në pikëpamje të Zvicrës, zbatimi i marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 do të kontribuojë shumë për këtë normalizim”. Në mënyrë të veçantë, ajo ka të bëjë me krijimin e një shoqate serbe të komunave brenda Kosovës.
Në bazë të marrëveshjes së vitit 2015, komunat me popullatë shumicë serbe duhet të jenë të lidhura ndërmjet tyre. Në shikim të parë, një ide federale. Por popullsia e Kosovës ka frikë nga një shtet brenda një shteti, me një lidhje të drejtpërdrejtë në Beograd. Për këtë shkak, qindra mijëra dolën në rrugë. Prandaj, Qeveria në Prishtinë ende nuk e ka zbatuar shoqatën e komunitetit.
Vështirë se ndonjë vend tjetër e ka mbështetur aq shumë Pavarësinë e Kosovës sikurse Zvicra. Tani ajo kërkon koncesione të dhimbshme nga udhëheqësia politike. Por, Zvicra ka një pozitë të fortë edhe në Beograd.
Ajo nxit futjen e sistemit të arsimit të dyfishtë, një projekt prestigjioz i qeverisë – dhe është donatori katërt më i madh në Serbi. Në këtë mënyrë, fuqia e butë e Zvicrës nuk ka peshë të mjaftueshme për të zgjidhur çështjen e Kosovës.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















