Lajme
Zvicra mund të lëshojë statusin S për ushtarët rusë që nuk duan të luftojnë në Ukrainë
Debati mbi statusin S për dezertorët e ushtrisë ruse fiton terren
Deri më tani statusi S u është dhënë vetëm refugjatëve ukrainas që ikin nga lufta në vendin e tyre, njofton albinfo.ch.
Megjithatë, një numër i deputetëve zviceranë dhe shoqatave tregtare i kanë kërkuar Këshillit Federal të zgjerojë këtë status të mbrojtjes speciale për ata që braktisin ushtrinë ruse për të shmangur luftën kundër Ukrainës.
Statusi duhet të përfshijë gjithashtu ata në Rusi që flasin publikisht kundër luftës dhe jeta e të cilëve është në rrezik, thonë mbështetësit e nismës.
“Nëse kjo bëhet, do t’i japë një shtysë të rëndësishme ndjenjave kundër luftës [në Rusi] dhe do t’i dërgojë një mesazh shumë të qartë Vladimir Putinit”, tha sindikalisti Paolo Gilardi për transmetuesin publik RTS. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












