Shkurt.ch
Zvicra mund t`ua ndërpresë të huajve ndihmat sociale
Një mocion i bërë nga Grupi Parlamentar i FDP-së në Dhomën Nacionale të Parlamentit kishte kërkuar që migrantët që vijnë nga shtetet jashtë BE-së dhe EFTA-s të mos marrin ndihma sociale për një periudhë prej tre deri në pesë vitesh
Këshilli Federal i Zvicrës ka ndërmend të shqyrtojë mundësinë që të huajve të “vendeve të treta” që jetojnë këtu t`u kufizohet ose edhe tu hiqet fare mundësia për të marrë ndihma sociale. Kjo do të ndodhte në kushte të caktuara , siç ka kërkuar Komisioni për Politikë Shtetërore i Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës shkruan sda.ch.
Një mocion i bërë nga Grupi Parlamentar i FDP-së në Dhomën Nacionale të Parlamentit i quajtur “Jo migrimit në sistemin tonë social” kishte kërkuar që migrantët që vijnë nga shtetet jashtë BE-së dhe EFTA-s të mos marrin ndihma sociale, gjegjësisht të përjashtohen nga ajo për një periudhë prej tre deri në pesë vitesh. Dhoma Nacionale parimisht e kishte pranuar mocionin.
Por atë e ka kundërshtuar Komisioni për Politikë Shtetërore i Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Edhe pse parimisht edhe ky komision mendon se ka hapüesirë veprimi në këtë mes, sipas tij, duhet të respektohen kompetencat e kantoneve sa i takon ndarjes së ndihmave sociale. Së këndejmi duhet bërë një kërkesë për shqyrtim. Qeveria duhet të bëjë vlerësimin e të dhënave të nevojshme për marrjen e një mase të tillë, si: nacionaliteti i atyre që marrin ndihma sociale dhe statusi i tyre në momentin e ardhjes në Zvicër.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












