Kosova
Zvicra, ndër shtetet me pasaportën më të fuqishme në botë
Pasaportat më të fuqishme në botë, ja ku renditet Kosova
Kompania londineze Henley & Partners, e cila ofron këshillim për shtetësinë, ka publikuar një listë të rishikuar të pasaportave “më të fuqishme” në botë, sipas të cilave pasaportat e Japonisë dhe Singaporit janë të parat në listë, pasi me to mund të udhëtosh në 192 vende, pa pasur nevojë për vizë. Sipas këtij klasifikimi, përfshihen 193 shtete dhe gjashtë territore, transmeton albinfo.ch.
Emiratet e Bashkuara Arabe, lirshëm mund të udhëtojnë në 152 shtete, prej të cilave në 98 pa viza, në 54 me viza gjatë arritjes, ndërsa në 46 vende me sigurim paraprak të vizës.
Më pas është dokumenti i udhëtimit i Zelandës së Re, me mundësi për udhëtim të lirshëm në 146 shtete, prej të cilave pa viza në 98 vende. Pas kësaj, shtetet si Gjermania, Finlanda, Austria, Luksemburgu, Spanja, Italia Zvicra, Australia dhe Koreja e Jugut, shtetasit e të cilave mund të udhëtojnë në 144 shtete. Pra shtetet e lartpërmendura janë renditur në një vend të vetëm me këto të drejta udhëtimi, transmeton tutje albinfo.ch.
Në listë, në nivel global për arritje të vlerësimit më të lartë për mobilitet e ndajnë Suedia. Holanda, Danimarka, Belgjika, Portugalia dhe Irlanda me mundësi udhëtimi në 143 vende, ndërsa vendin e pestë e ndajnë Franca, Malta, Çekia, Greqia, Polonia. Hungaria, Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-ja, me pasaporta të të cilave mund të udhëtohet në 142 vende.
Kur bëhet fjalë për vendet e Ballkanit, më së miri qëndron Sllovenia, pasaporta e së cilës është në vendin e 11-të dhe qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë në 181 vende pa pasur nevojë për vizë.
Pas tyre vjen Kroacia, pasaporta e së cilës është në vendin e 18-të, Serbia në vendin e 39-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 47 -të, Mali i Zi në vendin e 48-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 54 -të dhe Kosova në vendin e 108-të. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












