Lajme
Aeroporti i Cyrihut, në mesin e 10 aeroporteve më të mira ndërkombëtare në botë
Aeroporti i Cyrihut është përfshirë në mesin e 10 aeroporteve më të mira në botë, në anketimin e “World`s Best Awards 2021” të revistës Travel and Leisure me qendër në New York, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se në anketën “World’s Best Awards 2021” të revistës, e cila zhvillohet çdo vit, është përfshirë edhe Aeroporti i Cyrihut në kategorinë e “10 aeroporteve më të mira ndërkombëtare në botë”.
Sipas rezultatit të anketës që përcaktohet me votat e lexuesve të revistës “Travel and Leisure”, aeroportit i Singaporit, Changi me 91.17 pikë, prinë listën, duke lënë pas aeroportin e Stambollit, Incheon (Kore), Dubai, Hamad (Katar), Tokio (Japoni), Hong Kong, Narita (Japonia), Zurich (Zvicër) dhe Osaka (Japoni).
Në kategorinë “10 aeroportet më të mira ndërkombëtare në botë” vlerësimet në anketë bëhen në aspektin e qasjes, check-in, sigurisë, ambienteve për ushqim dhe pijeve, shit-blerjeve dhe dizajnit ndërsa rezultatet shpallen sipas këtyre kritereve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë











