Zvicra në vitin 2010 përjetoi një “babyboom” të vërtetë
Në maternitetin më të madh, atë të Spitalit Universitar të Gjenevës, në mëngjesin e të premtes është shënuar lindja e 4000-të e vitit
Viti 2010 ka qenë shumë i “frytshëm” për Zvicrën, nga aspekti i natalitetit. Në shumë spitale të këtij vendi është shënuar një rritje mbimesatare e lindjes së foshnjave. Siç shkruan gazeta “Berner Zeitung” disa reparte të lindjes madje kanë shënuar rekorde në numrin e lindjeve.
Në maternitetin më të madh të Zvicrës, atë të Spitalit Universitar të Gjenevës, në mëngjesin e të premtes (31 dhjetor 2010) është shënuar lindja e 4000-të e vitit, ndërsa në mesditën e ditës së njëjtë numri i lindjeve ishte ngjitur tashmë në 4006!
Një “babyboom” i vogël është regjistruar edhe në kantonin Argau. Kështu, në spitalin kantonal në Baden janë bërë gjatë vitit 2010 gjithsej 1600 lindje, ose 300 më shumë se zakonisht. Edhe në spitalin SalemSpital të qytetit Biel-Bienne, në vitin që kaloi, për herë të parë janë realizuar më shumë se 1000 lindje.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











