Lajme
Zvicra nuk dëmtohet nga dështimi i marrëveshjes për grurin
Marrëveshja trepalëshe që garantonte eksportin e grurit ukrainas për një vit skadoi të hënën në mbrëmje, por kjo situatë nuk duhet të ketë shumë ndikim në Zvicër,
Këtë e thotë Pierre-Yves Perrin, drejtor i Federatës Zvicerane të Prodhuesve të Drithërave.
“Kam përshtypjen se pasojat do të jenë mjaft minimale, në kuptimin që furnizimi duhet të bëhet pa komplikime të mëdha. Mund të kemi vështirësi shtesë përsa i përket logjistikës dhe transportit, por furnizimi është i siguruar”, shkruan RTS.
Sipas tij, drithërat për ushqim, të cilat importohen në masë të madhe në Zvicër, janë ato që mund të vuajnë më shumë nga skadimi i marrëveshjes.
“Këtu do të jenë tregjet më të shtrënguara në javët në vijim. Por, ne do të arrijmë të marrim furnizime, mund të jetë pak më e komplikuar, por sasitë do të mund të arrijnë në Zvicër”, thotë ai, përcjell albinfo.ch.
Pas arritjes së kësaj marrëveshjeje të grurit të Ukrainës në korrik 2022 dhe rinovimit të saj dy herë, Rusia më në fund refuzoi një zgjatje të tretë të hënën, duke përmendur pengesat e shkaktuara nga sanksionet ndërkombëtare në tregtinë e saj bujqësore, duke pamundësuar që transportuesit e mallrave të kalojnë në Detin e Zi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre












