Jeta në Zvicër
Zvicra nuk do të eksportojë armë në vendet që janë në konflikt
Përveç presionit në Zvicër, situata ndërkombëtare ka ndryshuar, veçanërisht që nga vdekja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Stamboll, të vrarë nga agjentët sauditë
Zvicra nuk do të eksportojë armë në vendet me konflikt të brendshëm, të armatosur. Këshilli Federal të mërkurën ka vendosur që të braktisë projektin e tij që kishte shkaktuar një trazirë nga të gjitha partitë, përveç UDC dhe PLR.
Kjo reformë nuk gëzon mbështetjen e nevojshme politike, sidomos në komisionet e politikës së sigurisë, ka bërë të ditur Qeveria. Nga ana tjetër, këmbëngulja në këtë reformë mund të ketë pasur efekte kundërproduktive në praktikën e tanishme të autorizimit të eksportit të materialeve luftarake, informon Albinfo.ch.
Kohë më parë, ministri i Ekonomisë, Johann Schneider-Ammann tha se do t’i propozonte Këshillit Federal të priste, para se të ndërmarrin veprime. “Ne patëm shumë diskutime që peshonin pro dhe kundër, duke ardhur në përfundim se nuk ishte as shumë reale dhe as shumë veprim i zgjuar për të vazhduar procesin e liberalizimit në një moment të tillë”, ka pohuar këshilltari nacional në dorëheqje, për “24 Heures” dhe “Tribune de Genève”, transmeton Albinfo.ch.
Rregullorja aktualisht ndalon eksportin e armëve nëse vendi i destinacionit është i përfshirë në një konflikt të brendshëm ose ndërkombëtar, të armatosur. Në qershor, megjithatë, Qeveria vendosi ta rishikojë këtë tekst. Industria zvicerane e armatimeve kishte këmbëngulur për muaj të tërë që ta lehtësonte legjislacionin.
Këshilli Federal ka dashur të mundësojë të japë një leje eksporti, nëse nuk ka arsye për t`u besuar se materiali i luftës do të përdoret në një konflikt të brendshëm, të armatosur. Sipas tij, derogimi i propozuar nuk do të zbatohej për vendet e shkatërruara nga lufta civile, si Jemeni apo Siria aktualisht.
Një koalicion jopartiak ka kërcënuar të fillojë me një “iniciative korrigjimi” nëse Parlamenti nuk do të arrijë të rikthejë Këshillin Federal. Ai synonte të kthehej në status quo të vitit 2014, përpara një lehtësimi të parë që lejonte eksportet në vendet, që në mënyrë sistematike i tejkalonin të drejtat themelore, njofton më tej Albinfo.ch.
Përveç presionit në Zvicër, situata ndërkombëtare ka ndryshuar, veçanërisht që nga vdekja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Stamboll, të vrarë nga agjentët sauditë.
Zvicra ndërpreu furnizimet e saj të armëve në Arabinë Saudite, në maj të vitit 2015. Në prill të vitit 2016, megjithatë, Këshilli Federal hapi dyert duke lejuar eksportet në disa vende të përfshira në luftën në Jemen. Por ai hodhi poshtë kërkesat që paraqesin rreziqe të mëdha, që materiali do të përdoret në konflikt.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














