Shkurt.ch

Zvicra, pa rezerva vaksinash

Prodhuesit e vaksinave të gripit sezonal kanë njoftuar Konfederatën se stoqet e furnizimit janë shterur, ka shkruar të dielën “Sonntags Blick’. Nuk ka arsye për t’u shqetësuar, pohojnë mjekët e kontaktuar nga RTS, shkruan Albinfo.ch.

Zvicra do të duhet të jetë e kënaqur me 1.2 milionë doza të vaksinës që tashmë janë dorëzuar. Një shifër që është mesatare krahasuar me vitet e mëparshme, por nuk mund të rritet nëse nevojitet.

Pasi që prodhimi i një vaksine mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, doza e ardhshme nuk duhet të jetë e disponueshme deri në pranverën e ardhshme. Është tepër vonë për t’u përballur me këtë grip sezonal këtë dimër. Ata gjithashtu do të jenë të vjetëruara për vitin e ardhshëm, meqë vaksina evoluon nga një sezon në tjetrin.

Mjekët e kontaktuar nga RTS-ja; situata nuk është diçka e re dhe doza e dorëzuar është e mjaftueshme. Përveç kësaj, të ashtuquajturit personat “në rrezik” tashmë janë vaksinuar që nga vjeshta e kaluar.

Edhe nëse është më pak e lehtë për të gjetur doza të nevojshme, gjithmonë do të ekzistojnë rastet më problematike, sigurojnë ata, informon albinfo.ch. Për momentin, pragu epidemik i gripit, i rregulluar në 68 raste të sëmundjeve për 100’000 banorë, ende nuk është arritur. Gjatë kësaj jave ai qëndroi në 29 raste për 100,000 banorë këtë javë.

Kjo normë mund të rritet në javët e ardhshme. Dimrin e kaluar, pragu i epidemisë u tejkalua në fund të dhjetorit. Në janar, rekordi u regjistrua në 331 raste të influencës për 100’000 banorë.