Shkurt.ch
Zvicra për një vit ka ndarë 8.2 miliardë franga për ndihmat sociale
Shpenzimet sociale në kuptimin e gjerë, gjatë vitit 2016 janë rritur për 200 milionë franga ose janë ngjitur në nivelin e 8 miliardë e 200 milionë frangave
Në Zvicër, edhe gjatë vitit 2016 (viti i fundit për të cilin janë përpunuar të dhënat) është shënuar një rritje e shpenzimeve për ndihmat sociale në krahasim me një vit më parë. Siç tregojnë të dhënat nga Zyra Federale për Statistikë (BFS), ato kanë arritur në 2.7 miliardë franga ose janë rritur për 3.9% në krahasim me vitin 2015, njofton SDA.
Por kjo shumë vlen vetëm për të ashtuaquajturat shpenzime për “ndihmat sociale ekonomike” dhe rritja e tyre është si pasojë e asaj se më shumë njerëz kanë qenë të varur nga ndihmat sociale në krahasim me një vit më parë.
Ndërkaq shpenzimet e përgjithshme të karakterit social, ku hyjnë ndihmat sociale në kuptim më të gjerë, si ato të kompensimit të pensioneve të moshës dhe atyre të invaliditetit janë dukshëm më të larta, transmeton albinfo.ch. Ato gjatë vitit 2016 janë rritur për 200 milionë franga ose janë ngjitur në nivelin e 8 miliardë e 200 milionë frangave.
Kështu, pjesa më e madhe e shpenzimeve të karakterit social, 4.9 miliardë franga ose 60% nga shuma e gjithëmbarshme, kanë shkuar për kompensimin e pensioneve (Ergänzungsleistungen) etj. përcjell albinfo.ch. Të tjerat, si pensionet e invaliditetit, asistenca për të papunët, kompensimi i qirave të banesave etj., të gjitha së bashku, përbëjnë vetëm 7 për qind nga shuma e përgjithshme.
Mesatarisht, secili nga 273.000 përfituesit e ndihmave sociale, gjatë vitit 2016 ka marrë nga 9961 franga, ose nga 1% më shumë se një vit më parë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave










