Shkurt.ch
Zvicra, përfituesja më e madhe nga Marrëveshja e Dublinit
Zvicra ua ka dorëzuar gjatë vitit 2016 vendeve tjera të Dublinit 3750 azilkërkues ndërkohë që prej tyre ka marrë vetëm 469 sish
Zvicra është vendi që përfiton më së shumti në kontekst të krizës së refugjatëve nga e ashtuquajtura Marrëveshja e Dublinit. Kështu, siç shkruan gazeta “SonntagsZeitung”, Zvicra ua ka dorëzuar gjatë vitit 2016 vendeve tjera të Dublinit 3750 azilkërkues ndërkohë që prej tyre ka marrë vetëm 469 sish.
Sa për krahasim: Gjermania gjatë periudhës së njëjtë ka dorëzuar te tëm tjerët 3968 azilkërkues ndërsa ka marrë nga të tjerët katër fish më shumë, gjegjësisht 12.091 të tillë.
Në një situatë si kjo, Amnesty International ka kritikuar Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Sipas kësaj organizate, “Zvicra ndërmerr gjithçka që është e mundur që sa më shumë refugjatë t`i përcjellë në vendet tjera, nënshkruese të Marrëveshjes së Dublinit”.
Siç dihet, marrëveshja në fjalë parasheh që personat të cilët vijnë në vendin e tretë, mund të kthehen në vendin në të cilin janë regjistruar për herë të parë si azilkërkues. Dhe Zvicra e ka shfrytëzuar maksimalisht këtë mundësi, duke qenë se shumica e madhe e refugjatëve të ardhur në Zvicër, paraprakisht kanë qenë të regjistruar në ndonjë vend tjetër, transit, si azilkërkues.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











