Lajme
Zvicra po përgatitet për vizitën e Zelenskit
Gjatë verës që vjen, në Lugano do të mbahet në Konferenca për Ukrainën. Presidenti federal Ignazio Cassis me këtë rast do të presë presidentin ukrainas
Presidenti federal i Zvicrës, Ignazio Cassis, pret krerë të shumtë shtetesh në korrik, duke përfshirë presidentin ukrainas, i cili kërcënohet nga Rusia, dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson. Sipas “Tages-Anzeiger”, masat e sigurisë do të jenë të forta.
Konferenca ishte planifikuar përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën. Ajo do të merrej me reformat në Ukrainë, transmeton albinfo.ch. Por lufta ndryshoi gjithçka.
Megjithatë, aktiviteti në Lugano do të zhvillohet si një konferencë e donatorëve dhe e rindërtimi. Krahas krerëve të qeverive perëndimore, si Boris Johnson i Britanisë ose Emmanuel Macron i Francës, tani pritet edhe Volodymyr Zelenski.
Presidenti ukrainas është planifikuar të flasë në hapje të konferencës, më 4 korrik, së bashku me presidentin zviceran, Ignazio Cassis. Por, nëse presidenti ukrainas do të arrijë, varet nga zhvillimet deri atëherë dhe mbase do të vendoset vetëm në minutën e fundit.
Megjithatë, qeveria federale po përgatitet për të marrë masat e sigurisë për Zelenskin, vazhdon gazeta. Autoritetet në Bernë dhe Ticino po planifikojnë një aktivitet që kërkon masa sigurie si asnjë konferencë tjetër deri më tani, thonë njerëzit e përfshirë në planifikimin e mbajtur kryesisht sekret. Rusia e ka Zelenskin në shënjestrën e saj, transmeton albinfo.ch. Në Lugano ai mund të bëhet objektiv
Autoritetet zvicerane të sigurisë – Fedpol, shërbimi federal i inteligjencës dhe policia e kantonit Ticino – tani po marrin masa paraprake sigurie për rastin më të vështirë, d.m.th për mbërritjen dhe praninë e Presidentit dhe disa përfaqësuesve të tjerë të vendit të sulmuar.
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari
Jeta në Zvicër
-
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? Projekti TISO (Ticino Solare), pionieri evropian i energjisë diellore që ndryshoi historinë... -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike














