Lajme
Zvicra po shënon sërish rritje të rasteve me Covid
Pas arritjes së kulmit në janar, më pas rënies dhe stabilizimit për njëfarë kohe – duke nxitur Këshillin Federal të heqë pothuajse të gjitha masat shëndetësore – numri i infeksioneve të reja është në rritje e sipër në shtetin e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Nga pak më shumë se 16,000 të hënën, numri u rrit në 23,684 dje, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Shëndetit Publik.
Në të njëjtën kohë, numri i pranimeve në ICU të lidhura me Covid gjithashtu është rritur pak – nga 127 më 28 shkurt, në 135 më 1 mars.
Në varësi të evolucionit të mëtejshëm të situatës epidemiologjike përgjatë muajit mars, Këshilli Federal do të vendosë nëse do të heqë rregullat e mbetura të Covid – maskat në transportin publik dhe në institucionet shëndetësore, si dhe detyrimin e izolimit për individët e infektuar – nga fundi i muajit.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












