Lajme
Zvicra preket nga mungesa e lajthive
Çmimet rriten, prodhuesit e çokollatës në krizë
Kriza e lajthive që ka goditur tregjet botërore nuk ka kursyer as Zvicrën. Mungesa e furnizimit, e shkaktuar kryesisht nga moti i keq dhe dështimet e të korrave në Turqi, po ndikon drejtpërdrejt në çmimet e produkteve që përdorin lajthi, përfshirë edhe ato të markave të njohura si Nutella, përcjell albinfo.ch.
Turqia, furnizuesi më i madh në botë me rreth dy të tretat e prodhimit global, ka përjetuar një vit jashtëzakonisht të vështirë. Rendimentet e lajthive janë përgjysmuar, duke shkaktuar një rritje të menjëhershme të çmimit në tregjet ndërkombëtare. Zvicra, e cila importon rreth 8,000 ton lajthi në vit – kryesisht nga Turqia – është prekur ndjeshëm nga kjo mungesë, shkruan srf.
Në vend, edhe pse lajthitë mund të rriten lehtësisht në zonat rurale, prodhimi vendas mbetet minimal dhe nuk arrin të mbulojë kërkesën e industrisë së çokollatës dhe produkteve të ëmbla. Kjo e bën Zvicrën të varur nga importet dhe të ndjeshme ndaj çmimeve në tregjet botërore.
Sipas ekspertëve, çmimi i lajthive është dyfishuar brenda pak muajsh, duke krijuar sfida për prodhues si Ferrero, që përdor sasi të mëdha të kësaj arre për produktet e tij.
Nëse situata në Turqi nuk përmirësohet, mungesa e lajthive mund të zgjasë edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke prekur jo vetëm industrinë ushqimore, por edhe konsumatorët zviceranë që tashmë po përballen me produkte më të shtrenjta dhe furnizime të kufizuara.
E-Diaspora
-
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti Një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri... -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Zvicër
-
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse Zvicra është gati të përjetojë një valë të re të nxehti. Kjo ka filluar tashmë në... -
Doganat gjermane e bëjnë blerjen më të lehtë për zviceranët -
Kursimet mund të mos jenë të mjaftueshme për të financuar daljen në pension përtej jetëgjatësisë -
Zvicra rrëzohet nga froni si vendi më i shtrenjtë në Evropë -
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet?












