Zhvillim
Zvicra prin me investime në Kosovë
260.7 milionë euro janë regjistruar si investime të huaja direkte për nëntëmujorin e parë në Kosovë, prin Zvicra me 61.5 milionë euro.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) bën të ditur se vlera më e lartë e investimeve në këtë nëntëmujor ishte në muajin prill dhe në gusht, me 47.1 dhe 46.6 milionë euro.
Ndër shtetet që investuan më shumë në Kosovë në këtë periudhë prin Zvicra me 61.5 milionë euro, Turqia me 39.8 milionë euro, Mbretëria e Bashkuar 32.7 milionë euro, Shqipëria 28.8 milionë euro, Sllovenia 25.2 milionë euro, Austria 22.4 milionë euro, Gjermani 20.8 milionë euro, SHBA-ja 19.1 milionë euro dhe Italia me 4.3 milionë euro.
Siç raportojnë mediat në Prishtinë, patundshmëritë, qiradhënia dhe aktivitetet e tjera biznesore përfituan 146.6 milionë euro nga investimet e huaja, duke lënë pas ndërtimin me 50.5 milionë euro.
Shërbimet financiare përfituan 32.9 milionë euro, transporti dhe komunikimi 20.8 milionë euro, energjetika 11.4 milionë euro, shërbimet tregtare 10.4 milionë euro, industria 8.8 milionë euro, shërbimet e tjera (arsimi, shëndetësia dhe punë sociale, shërbime sociale dhe personale) 2.7 milionë euro, aktivitetet e paklasifikuara 1.2 milionë euro dhe bujqësia 0.4 milion euro.
Për periudhën janar-tetor 2015, sipas Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovës (KIESA), janë 385 biznese me pronarë të huaj.
Shqipëria me 65 biznese, Turqia 51 biznese, Gjermania 32 biznese, Zvicra 28, Itali 24 biznese, Serbia 24 biznese, Maqedonia 20 biznese, SHBA 17 biznese, Mbretëria e Bashkuar 14 biznese, Austria 9 biznese dhe nga vendet e tjera 101 biznese.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












