Zvicra të marrë pjesën e saj të kontributit për krizën e Euros
Me kreditë prej 25 miliardë frangash Zvicra do të bëhej pjesë e «parashutës shpëtimtare» për shtetet evropiane të futura në borgje
Pas Qeverisë së Zvicrës edhe komisioni për punë të jashtme i Parlamentit Nacional ka shprehur qëndrimin se Zvicra duhet të japë kontributin e saj në tejkalimin e krizës së euros.
Në këtë drejtim, komisioni në fjalë rekomandon miratimin e marrëveshjeve përkatëse të kredive me Fondin Monetar ndërkombëtar, shkruan drs.ch. Bëhet fjalë për kreditë prej 25 miliardë frangash, me të cilat Zvicra do të bëhej pjesë e të ashtuquajturës «parashutë shpëtimtare» për shtetet evropiane të futura në borgje të mëdha.
Kjo shumë të hollash, sipas komisionit, do të shërbente vetëm si garanci ndërsa pagesa konkrete do të bëheshin vetëm në raste emergjente. Komisioni për punë të jashtme gjithashtu ka propozuar të ngrihet shuma e fondit për ndihmën e jashtme për zhvillim, me 640 milionë franga për këtë vit dhe vitin tjetër.
Synimi i kësaj rritjeje fondi është që deri në vitin 2015 ndihmat që Zvicra do të japë për zhvillim të arrijnë 0.5 % të bruto prodhimit nacioonal të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit Ai mori 16,144 vota në raundin e dytë të votimit, duke siguruar afërsisht 700 vota më... -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër













