Lajme
Zvicra themelon një task forcë shkencore për të luftuar koronavirusin
Ekspertët në fushat e kërkimit dhe inovacionit duhet të gjejnë mënyra përmes të cilave shkenca mund të kontribuojë në mënyrë më të shpejtë në luftimin e Covid-19
Situata me pandeminë aktuale Covid-19, ka shtyrë Konfederatën të iniciojë një bashkëpunim më të ngushtë me shkencëtarët e vendit. Një task forcë shkencore që po themelohet, duhet të ndihmojë për t`u dalë përpara sfidave të pandemisë, thuhet në një njoftim të Qeverisë Federale të Zvicrës.
Përveç në dispozicion të Qeverisë Federale, ekspertët duhet të jenë edhe në dispozicion të kantoneve, përcjell albinfo.ch. Grupi i punës kryesohet nga Matthias Egger, President i Këshillit Kombëtar të Kërkimit në kuadër të Fondacionit Kombëtar Zviceran të Shkencave (SNSF).
Ekspertët në fushat e kërkimit dhe inovacionit gjithashtu duhet të gjejnë mënyra përmes të cilave shkenca mund të kontribuojë në mënyrë më të shpejtë në luftimin e Covid-19.
Task-forca me këtë rast përdor një iniciativë të fundit në këtë fushë, të bërë nga universiteti ETH. Tani ajo integron në vete edhe nisma dhe kompetenca nga SNSF dhe swissuniversities, si dhe nga akademitë, transmeton albinfo.ch.
Temat që do të trajtohen në mënyrë të koordinuar nga Task Forca në fjalë, janë: diagnostikimi, kujdesi klinik dhe hulumtimi, përcjellja e kontakteve duke përdorur aplikacione të reja digjitale për tu zhvilluar dhe vërtetuar, dhe pyetje në fushën e etikës dhe ligjit.
Puna e planifikuar e kësaj task force financohet përmes buxhetit të rregullt të organizatave përkatëse, përcjell albinfo.ch. Asaj mund t`i jepen urdhra dhe autorizime për ekspertiza më të zgjeruara. Në këtë kontekst, kudo që të jetë e mundur, duhet të përdoren kryesisht instrumente të rregullta të financimit për hulumtim dhe inovacion.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













