Lajme
Zvicra ul normën bazë të interesit në zero
SNB ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në politikën monetare duke ulur normën bazë të interesit në zero, nga 0.25%
Banka Qendrore e Zvicrës (SNB) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në politikën monetare duke ulur normën bazë të interesit në zero, nga 0.25%, një vendim që ishte pritur gjerësisht, por që gjithashtu ka nxitur shqetësime për një rikthim të mundshëm në normat negative, përcjell albinfo.ch.
Vendimi vjen në një kohë kur inflacioni në Zvicër ka rënë ndjeshëm, duke shënuar -0.1% në muajin maj në bazë vjetore. SNB theksoi se ulja e inflacionit lidhet kryesisht me rënien e çmimeve në sektorët e turizmit dhe naftës.
Sipas projeksioneve të bankës, inflacioni vjetor në Zvicër pritet të jetë 0.2% për vitin 2025, për të arritur në 0.5% në vitin 2026 dhe 0.7% në 2027. Këto parashikime mbështeten në skenarin që norma bazë e interesit do të mbetet në nivelin zero gjatë kësaj periudhe.
Në deklaratën zyrtare, SNB vuri në dukje se “në skenarin e saj bazë, parashikohet që rritja ekonomike globale të ngadalësohet në tremujorët e ardhshëm.” Sipas saj, ndërsa në SHBA mund të ketë një rritje të inflacionit, në Evropë pritet një rënie e mëtejshme e presionit inflacionist.
Ekonomia zvicerane shënoi një rritje “të fortë” në tremujorin e parë të vitit, një zhvillim i ndihmuar nga rritja e eksporteve drejt SHBA-së, si pasojë e përpjekjeve të kompanive për të shmangur efektet e tarifave të reja që pritet të vendosen nga autoritetet amerikane.
Ndërkohë, Rezerva Federale e SHBA-së mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit të mërkurën, duke pritur të dhëna të mëtejshme mbi ndikimin e tarifave dhe pasigurive të tjera ekonomike. Presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar presionin ndaj Fed-it për të ulur normat, me shpresën se një politikë monetare më stimuluese do të mbështesë ekonominë amerikane përballë sfidave globale.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër










