Lajme
Zvicra vazhdon mbështetjen e Maqedonisë së Veriut
Që nga viti 1990 Zvicra dhe Ballkani Perëndimor kanë zhvilluar lidhje të ngushta, bashkëpunimi
Një qëllim themelor i politikës së jashtme zvicerane është stabiliteti dhe prosperiteti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton albinfo.ch.
Që nga viti 1990 Zvicra dhe Ballkani Perëndimor kanë zhvilluar lidhje të ngushta, të dokumentuara më së miri nga një program intensiv bashkëpunimi dhe një diasporë e konsiderueshme që jeton në Zvicër. Më shumë se 500,000 banorë të Zvicrës kanë lidhjet familjare me Ballkanin Perëndimor, shkruhet nga Swiss Cooperation Programme, transmeton albinfo.ch.
Zvicra ka mbështetur politikën e Maqedonisë së Veriut, tranzicionin social dhe ekonomik që nga viti 1992. Sot, Zvicra renditet midis partnerëve më të mëdhenj të bashkëpunimit dypalësh të Maqedonisë së Veriut. Marrëveshjet bilaterale midis qeverive të Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut në fusha të ndryshme, si policia, tregtia, bashkëpunimi ekonomik dhe mbrojtja e investimeve mbështesin këtë partneritet të besuar.
“Swiss Cooperation Programme” ka lansuar me Maqedoninë e Veriut projektin për periudhën e vitit 2021-2024, transmeton tutje albinfo.ch.
Zvicra do të vazhdojë mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në fushat e demokracisë, ekonomisë dhe mjedisit, ndërsa do të punojë për prioritetet kryesore si barazia gjinore, përfshirja sociale dhe digjitalizimi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











