Jeta në Zvicër
Zvicra vazhdon të pranojë refugjatë
Zvicra do të pranojë rreth 800 refugjatë të rrezikuar nga zonat e konfliktit, kryesisht nga Siria, në vitin 2019, kë thënë Qeveria zvicerane.
Zvicra ka pranuar grupe refugjatësh si pjesë e një programi të strehimit të drejtuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR. Që nga viti 2013 gjithsej 3.500 njerëz kanë ardhur në Zvicër.
Në një deklaratë të Këshillit Federal thuhet se numri i kërkesave të azilit kishte rënë në Zvicër dhe në Evropë, por situata e vështirë në vendet e origjinës së emigrantëve dhe refugjatëve mbetet e njëjtë, veçanërisht për njerëzit të cilët nuk mund të qëndrojnë në vendet e tyre, lëvizja në vendet e tjera është e vetmja mundësi.
Ministrja e Drejtësisë, Simonetta Sommaruga, bëri të ditur se Zvicra ka vendosur të pranojë 800 refugjatë të tjerë, përcjell albinfo.ch.
“Pranimi i refugjatëve ndihmon në parandalimin e migrimit ilegal dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit nuk janë të detyruar të provojnë kalimet e rrezikshme të Detit Mesdhe”, ka thënë Sommaruga.
Qeveria ka thënë po ashtu se do të vazhdojë të marrë refugjatë edhe pas vitit 2019, ajo ka hartuar një program për pranimin e 1500 deri 2000 refugjatëve çdo dy vjet, nëse ka nevojë, por së pari do të duhet të konsultohet me komisionet parlamentare rreth programit.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër Belp dëshiron të testojë zgjidhjen që do të përgjysmonte festat dhe politikanët vendas e mbështesin atë,... -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse












