Shkurt.ch

Zvicra, vendi i pestë më i shëndetshëm në botë

Shqipëria ndodhet në vendin e 43-të, dhe ka përparuar për shtatë vende

Një krahasim ndërkombëtar tregon se si ushqimi dhe faktorët tjerë ndikojnë në jetëgjatësinë. Zvicra në këtë aspekt është më larg.

Spanja është një nga destinacionet më të njohura të pushimeve për zviceranët, përcjell albinfo.ch.

Ajo ofron shumë diell, plazhe të bukura, një mënyrë të relaksuar të jetës dhe ushqim të mirë – një përzierje që duket të jetë e mirë edhe për vendasit.

Sipas Indeksit për vendet më të shëndetshme 2019 të agjencisë së lajmeve Bloomberg, Spanja është vendi më i shëndetshëm në botë. Italianët, islandezët, japonezët dhe zviceranët janë pas tyre, përcjell tutje albinfo.ch.

Krahasuar me renditjen e fundit në vitin 2017, Zvicra ka rënë dy vende. Pra, nga vendi i tretë në atë të pestë.

Megjithatë, është para vendeve fqinje si Franca, Austria dhe mbi të gjitha Gjermania, e cila ka humbur shtatë vende dhe renditet vetëm në vendin e 23-të.

Shqipëria ndodhet në vendin e 43-të, dhe ka përparuar për shtatë vende. Serbia ndodhet në vendin e 55-të dhe Maqedonia në vendin e 56-të.

Renditja