Lajme
Zvicra, vendi me më së shumti botime shkencore në botë
Zviceranët, komb shkencëtarësh.
Është bërë e ditur se në bazë të botimeve shkencore, zviceranët janë një komb shkencëtarësh, transmeton albinfo.ch.
Në aspektin relativ, Zvicra është prodhuesi më prolifik i botimeve në botë, me 4,286 botime për miliona banorë.
Një konsorcium ndërkombëtar, me shkencëtarë nga Zvicra, ka përfunduar një studim të përbashkët të kozmosit që analizon disa milionë galaktika për të krijuar hartën më të madhe 3 D të universit, transmeton tutje albinfo.ch.
Zvicra ka arritur të promovojë më së miri shkencëtarët vendorë dhe është veçanërisht tërheqëse për punonjësit.
Kjo është arsyeja pse ajo mban talentet e veta në vend dhe në të njëjtën kohë, tërheq specialistë të huaj. Në këtë mënyrë, Zvicra zë vendin e parë për botime shkencore.
Ndërkohë që vitin e ardhshëm takohen studiuesit zviceranë në pavijonin zviceran gjatë Expo 2020 Dubai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dekreti i Presidentes dhe interpretimi i neneve 82 dhe 86 lidhur me shpërndarjen e Kuvendit Ky opinion juridik paraqet një analizë të shkurtër lidhur me përcaktimin e momentit kur konsiderohet se... -
“Gratë dhe dhuna në familje e shoqëri” në fokus të tryezës diskutimi në Cyrih me rastin e 8 Marsit -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Suedi
Nxënësit shqiptarë triumfojnë në Kuizin e Diturisë 2026 në Laholm, Suedi -
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e ilaçit parandalues kundër HIV në Zvicër Zvicra po përballet me mungesë të PrEP, ilaçit që përdoret për parandalimin e infektimit me HIV.... -
Shkatërrimi i malit zviceran rritet ndërsa përgatiten planet e evakuimit -
Karta ‘Magic Pass’ thyen rekord me 321,400 të shitura -
Ligjvënësit zviceranë bëjnë thirrje për paga më të mira për gratë në ushtri -
Pronarët e barit në Crans-Montana hetohen për dyshime për pastrim parash













