Lajme
Zvicra zbaton sanksione të reja kundër Rusisë
Para së gjithash, në këtë kuadër bëhet fjalë, për ndalimin e blerjes, importimit ose transportit të arit dhe produkteve të arit nga Rusia
Si reagim ndaj agresionit të vazhdueshëm ushtarak rus në Ukrainë, Këshilli Federal ka vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë. Kështu Këshilli Federal ka vendosur të zbatojë edhe sanksionet e fundit që BE ka vënë ndaj shtetit agresor, Rusisë, transmeton albinfo.ch.
Para së gjithash, në këtë kuadër bëhet fjalë, për ndalimin e blerjes, importimit ose transportit të arit dhe produkteve të arit nga Rusia, shkruan srf.ch. Të gjitha shërbimet tjera në lidhje me këto mallra tani janë gjithashtu të ndaluara. Masat kanë hyrë në fuqi sot, të mërkurën, në orën 18:00.
Më tutje, Zvicra është e vendosur të ndihmojë në luftimin e krizës globale të ushqimit dhe energjisë, vazhdon Këshilli Federal në një komunikatë të tij të lëshuar sot.
Qeveria e shtetit deklaron se asnjë nga sanksionet kundër Rusisë nuk drejtohet kundër tregtisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore midis vendeve të treta dhe Rusisë.
Për të shmangur ndërprerjet në kanalet e pagesave, Këshilli Federal ka krijuar dy përjashtime të reja për transaksionet në lidhje me produktet bujqësore dhe dërgimin e naftës në vendet e treta, të gjitha këto, analoge me BE-në.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës











