Lajme
Zvicra, zë vetëm vendin e 5-të në botë sa i përket pasurisë
Krahasuar me një vit më parë, Zvicra megjithatë ka rënë pak. Ajo tani është në vendin e pestë ose dy vende më poshtë se vitin e kaluar

Zvicra është ende një nga vendet më të begata në botë. Këtë, veç tjerash, e tregon edh renditja e bërë nga instituti londinez Legatum Institute. Por, krahasuar me një vit më parë, Zvicra megjithatë ka rënë pak. Ajo tani është në vendin e pestë ose dy vende më poshtë se vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Por, të shohim se në cilat pika Zvicra qëndron më mirë dhe në cilat, më pak mirë. Kështu, ajo qëndron fuqishëm në indeksin e cilësisë së ekonomisë, siç shkruan Instituti Legatum në faqen e tij të internetit, raporton sda.ch. Ajo, në këtë pikë renditet e para, në një krahasim global.
Ndërkaq, Zvicra renditet e dyta për sa i përket sigurisë dhe kushteve të përgjithshme ekonomike.
Këto janë vendet që ka zënë Zvicra në kategoritë e ndryshme: Cilësia e jetës (6), puna e qeverisë (7), natyra (7), arsimi (8) dhe kapitali social (vendi i 9-të). Në të gjitha këto pika, Zvicra renditet në mesin e dhjetë vendeve të para.
Ndërkaq, Zvica ka marrë nota mjaft më të dobëta sa u përket kushteve kornizë për investimet, kujdesit shëndetësor, qasjes në treg dhe infrastrukturës (vendi i 13-të në secilin rast).
Një vështrim mbi zhvillimin e prosperitetit gjatë dhjetë viteve të fundit tregon se renditja e Zvicrës ka ndryshuar pak dhe ka lëvizur nga vendi i 3-të në të 5-të, përcjell albinfo.ch. Zvicra ka bërë hapin më të madh përpara në aspektin e sigurisë.
Renditja e vendeve me pasurinë më të madhe në vitin 2021 kryesohet nga vendet nordike . Kështu, Danimarka renditet e para, përpara Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës. Gjermania është e 9-ta, Austria e 11-ta, Franca e 22-ta dhe Italia e 31-ta.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arrestohet 20 vjeçari shqiptar në Britani, po kultivonte 519 rrënjë kanabis Po kultivonte kanabis në banesë...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Eda Vllaco, pianistja shqiptare me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare
-
Spitali i Badenit, ku është vendosur kosovari i plagosur, mbrohet nga policia
-
Aferdita Gashi – Mbi 50 medalje dhe një zemër që sfidon kufijtë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ekstradon në Gjermani një 19-vjeçar që po planifikonte të kryente sulm terrorist Planifikonte të kryente sulm terrorist, policia arreston 19 vjeçarin në Zvicër...
-
A mund të goditet edhe Zvicra nga një ndërprerje masive e energjisë?
-
Pasaporta zvicerane është ‘dokumenti më i bukur i identitetit në botë’
-
A ju lejohet ushtarëve zviceranë të mbajnë armë në shtëpi?
-
Kredi me franga, shtëpi në Francë, pronarët mund të ankohen