Kosova
Zyrtarët gjermanë vizitojnë Specialen, paralajmërohen dënime për figurat politike në Kosovë
Zyrtarë gjermanë kanë qëndruar dje në objektin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Zyrtarët gjermanë që vizituan Dhomat e Specializuara të Gjykatës i përkasin Komisionit të Gjermanisë për të Drejtat e Njeriut dhe ndihmën humanitare, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
Ata në objektin e Speciales në Hagë u pritën nga presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Kjo e fundit, ndonëse foli pak gjatë vizitës së gjermanëve atje, tha se është falënderuese për ndihmën e Gjermanisë dhënë këtij institucioni.
Tha se Specialja do të jetë gjykatë e pavarur, për të zhvilluar procese të drejta, të paanshme dhe të sigurta.
“Unë jam mirënjohëse për Republikën Federale të Gjermanisë për mbështetjen e saj ndaj Dhomave të Specializuara dhe mandatin e saj si një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e ligjit, e themeluar me mbështetjen e BE-së për të zhvilluar procese të drejta, të paanshme dhe të sigurta”, citohet të ketë thënë Trendafilova.
Pjesa më interesante e kësaj vizite është deklarata e udhëheqësit të delegacionit gjerman, Jurgen Braund.
I njëjti, paralajmëroi se të dënuar mund të jenë edhe anëtarë të qeverisë aktuale, mirëpo pa përmendur emra.
“Është e rëndësishme të thuhet se Gjykata dëshiron të sjellë drejtësi për kryerësit e krimeve të luftës gjatë kohës që ata ishin në UÇK. Në të ardhmen mund të dënohen edhe anëtarë të qeverisë aktuale në Kosovë”, citohet pjesa e fundit e deklaratës së lëshuar nga Braun.
Sidoqoftë, se aktakuzat janë afër po konfirmohet çdo ditë e më shumë.
Gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë qëndruar zyrtarë të Speciales, të cilët kanë zhvilluar takim me avokatët e akredituar nga ky institucion, mirëpo që nuk dihet se cila ishte temë e diskutimit.
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














