Maqedonia
Zyrtarisht VMRO DPMNE fiton zgjedhjet presidenciale e parlamentare në Maqedoni
Bëhet e ditur se partia VMRO-DPMNE po feston fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare dhe balotazhin për presidentin e vendit, votime që u mbajtën të mërkurën, më 8 maj. Nga rreth 95 për qind e votave të numëruara, kjo parti rezulton të ketë fituar 59 vende në Parlamentin prej 120 vendesh. Për formimin qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, kandidatja e VMRO-së për president, Gordana Siljanovska Davkova, mori 520 mijë vota kundrejt 234 mijë votave që mori kandidati social-demokrat, Stevo Pendarovski.
Ky i fundit ia uroi fitoren zonjës Siljanovska – Davkova, ndërsa kritikoi, siç tha ai, “ata të cilët penguan mijëra qytetarë të marrin fletëvotimet për të votuar në balotazhin presidencial”, me gjasë duke aluduar për Bashkimin Demokratik për Integrim.
BDI-ja me Frontin Evropian duket të ketë siguruar 19 vende në Parlament, apo 133 mijë vota, ndërsa koalicioni tjetër shqiptar VLEN ka marrë 103 mijë vota apo 13 vende në Parlament.
Nëse shifrat në fjalë konfirmohen deri në fund të procesit, BDI-ja do të jetë partia e dytë më e madhe në vend, hera e parë në historinë moderne të Maqedonisë së Veriut për një parti shqiptare.
Humbësi më i madh në këto zgjedhje konsiderohet Lidhja Social Demokrate, e cila sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, rezulton të ketë marrë 18 deputetë apo 144 mjë vota në të gjashtë njësitë zgjedhore të Maqedonisë së Veriut.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, tha se ka biseduar me drejtuesit e koalicionit VLEN, Arben Taravarin, Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin dhe të enjten do të nisë takimet për formimin e qeverisë së re. Zoti Mickovski akuzoi BDI-në për përpjekje për bojkotimin e balotazhit presidencial, por siç u shpreh ai: “qeveria ra dhe populli e shpëtoi shtetin”.
“Kriminaliteti, korrupsioni, paaftësia, vlerat e rreme, shteti i kapur, tenderat, nepotizmi, gjëra që bënë shtetin të vuajë dhe popullin të dëshpërohet, sonte u mundën”, tha zoti Mickovski, duke kërcënuar se “100 persona të BDI-së dhe LSDM-së do të përgjigjen për bëmat e tyre”.
Ai premtoi, nga ana tjetër, se në 100-ditëshin e parë të qeverisë së tij do të ketë rritje ekonomike dhe investime të huaja.
Ndërkaq, zoti Ali Ahmeti i koalicionit Fronti Evropian nuk pranon të shkojë në opozitë. “Vendit i duhet qëndrueshmëria dhe siguria”, tha ai në një konferencë shtypi me drejtuesit e tjerë të këtij koalicioni, Ziadin Selën, Menduh Thaçin etj.
Koalicioni VLEN festoi atë që e quan fitore, në sheshin Skënderbeu në Shkup, por në fakt, festa ka të bëjë me hyrjen e tij në kabinetin e pritshëm qeveritar.
Sidoqoftë, fitorja e VMRO-së është e thellë dhe nuk pritet që ajo t’i ofrojë partisë shqiptare një numër të përafërt të ministrive siç kishte BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët në qeverinë me LSDM-në.
Partia “Znam” e kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka siguruar 5 vende në Parlament dhe ka gjasa të mëdha të hyjë në koalicioni e ri qeveritar. Nëse ndodh kjo, atëherë shumica e pritshme parlamentare do të ketë 77 ligjvënës, shumë afër numrit të dy të tretave. Partia nacionaliste “E Majta” fitoi 6 vende në Parlament, që po ashtu vlerësohet një sukses për të, duke pasur parasysh se në mandatin aktual ka vetëm dy ligjvënës.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë Mjekë specialistë nga vendi që jetojnë dhe punojnë në Evropë pritet të përfshihen në trajtimin e... -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library
Jeta në Zvicër
-
Diskutime për azilin dhe integrimin: propozime të reja për menaxhimin e refugjatëve në Evropë Profesori i etikës Peter G. Kirchschläger ka kritikuar politikat aktuale të migracionit në Evropë, duke argumentuar... -
Zvicër: Kritika ndaj kompanisë që fiton miliona nga kujdesi familjar i paguar -
Zvicër: Të Gjelbrit propozojnë kufizimin e shpejtësisë në 80 km/h në autostrada -
Qeveria zvicerane vlerëson sistemet alternative të mbrojtjes ajrore -
Lajmet që morën më shumë vëmendje këtë javë













