Shqiperia
Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës
Ju lutem ndihmoni, nuk ka mjaftueshëm furnizime, shprehet Bebe Rexha
Bëhet e ditur se këngëtarja Bebe Rexha ka dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës, ndërsa u bën thirrje të gjithë ndjekësve të saj në rrjete sociale për të dhënë ndihmën e tyre, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se tani për tani, spitali i Dibrës nuk ka mjaftueshëm furnizime, ndërsa ditët e fundit është i stërmbushur me pacientë me koronavirus.
Artistja me famë botërore, përmes një postimi në ‘Instastory’ kërkon ndihmë nga ndjekësit dhe shkruan: “Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët, ju lutem, ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar Bebe Rexha në thirrjen e saj publike në “InstaStory”, e cila shton: “Ju lutem ndihmoni, nuk ka mjaftueshëm furnizime”.
Këngëtarja ka postuar gjithashtu linkun nga ku mund të dhurohen online para për spitalin. Deri më tani janë mbledhur 33.280 dollarë, ku 10 mijë janë dhuruar nga ajo vetë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Gjobiten rëndë dy shoferë, pasi postuan videot në rrjetet sociale Dy drejtues mjetesh kanë postuar veten duke vozitur me shpejtësi të lartë në rrjetet sociale dhe...
-
Swisscom gjobitet me 18 milionë CHF
-
Ideja që i bashkon të gjitha partitë politike
-
Mori 1000 franga para bankomatit, 75-vjeçarja detyrohet t’i kthejë
-
Fitimet e Bankës Kombëtare të Zvicrës kthehen në nivel rekord