Kosova
Kosova bëhet edhe me një linjë të re ajrore
Kosovës iu shtua edhe një linjë e re ajrore me një shtet evropian, Poloninë. Në terminalin e ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është inauguruar sot fluturimi i parë Varshavë-Prishtinë-Varshavë.
Përfaqësuesit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Polonisë kanë vlerësuar se hapja e linjës ajrore është e rëndësishme për fuqizimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes këtyre dy shteteve.
Szymon Szynkowski, sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, theksoi se linja e re ajrore mundëson rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Polonisë dhe Kosovës.
Szynkowski shtoi se Polonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën për integrim në Bashkimin Evropian.
“Ky është një hap i rëndësishëm për “Polish airlines”, por po ashtu edhe për marrëdhëniet Kosovë-Poloni, sa u përket aktiviteteve në regjionin më të gjerë të Ballkanit. Nuk është vetëm një hap konsistent i kompanisë që ka për qëllim të fuqizojë tregun evropian, por po ashtu kjo tregon ehe për angazhimin e Polonisë në regjion dhe më gjerë. Jam i bindur që kjo linjë e re do të bëhet një lloj zbërthyesi për bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor ndërmjet Polonisë dhe Kosovës”.
“Në vitin 2008 kemi qenë ndër të parët që e kemi njohur Pavarësinë e Kosovës, sot ne vazhdojmë të mbështesim aspiratat tuaja evropiane dhe po ashtu edhe në konsolidimin e Kosovës në nivel regjional”, theksoi Szynkowski.
Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, tha se me lansimin e flurimit të sotëm thellohet bashkëpunimi me Poloninë.
“Fluturimin e drejtpërdrejtë që po inaugurojmë sot është i një rëndësie të veçantë për qytetarët tanë, qofshin ata profesorë, studentë, doktorë apo njerëz të biznesit. Edhe në aspektin tonë politik na jep mundësinë që të punojmë në mënyrë intensive për të fuqizuar raportet tona bilaterale ndërmjet dy shteteve, e që besoj që do ta bëjë edhe më dinamike prej tani e tutje”.
“Po jetojmë në kohë të vështira e që e thellojnë hendekun ndërmjet vendeve që kanë pozicione kontradiktore… Polonia ka një mik dhe një aleat në Kosovë dhe mezi pres që të punojmë së bashku që të thellojmë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tona bilaterale”, theksoi ai.
Ndërsa, Krzysztof Moczulski nga kompania “Polish airlines”, theksoi se linja Varshavë-Prishtinë-Varshavë ofron një rrjet të gjerë të rrugëve në drejtim të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Moczulski pret që shumë polakë do ta zgjedhin Prishtinën si destinacion për pushime.
“Fluturimi është jo vetëm për njerëzit, të cilët udhëtojnë ndërmjet Varshavës dhe Prishtinës dhe anasjelltas, por po ashtu ne ofrojmë për popullin e Kosovës rrjetin e gjerë të rrugëve në drejtim të Evropës Perëndimore, veriore dhe lindore, dhe po ashtu për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadën”.
“Fluturimi sotëm, me të vërtetë ka qenë i ngarkuar dhe është një shenjë e mirë për të ardhmen tonë. Ne presim t’ju urojmë mirëseardhje me aeroplanët tanë që të vizitoni Varshavën, Poloninë. Por, po ashtu jam i sigurt që shumë polakë do të zgjedhin Prishtinën si destinacion të pushimeve në këtë vit, dhe në vitet në vijim”, theksoi Moczulski.
Linja ajrore e kompanisë “Polish airlines”, cila është hapur sot, Varshavë-Prishtinë-Varshavë, do të ketë katër fluturime në javë, të hënave, të mërkurave, të enjtave, dhe të shtunave./Kp
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












