Bota

1 milion vende të lira të punës në Gjermani

Edhe pse tre milionë kërkojnë punë, në Gjermani vlerësohet se ka rreth një milion vende të lira

Edhe pse duket e pabesueshme, por në Gjermani janë rreth një milion vende të lira të punës, raporton “Deutsche Welle”.

Por, në Gjermani janë 3 milionë vetë që kërkojnë punë. Në bujqësi dhe pylltari nuk ka nevojë për forca të reja pune, por në sektorët tjerë po, përcjell albinfo.ch.

Alexander Kubis nga instituti IAB është shprehur se në Gjermani nuk ka mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Megjithatë, disa zona janë më problematike për të gjetur punëtorë, sidomos vende të lira ka sektorin e logjistikës dhe të magazinimit. Po ashtu mungesë dhe nevojë ka në sektorin e ndërtimit, si dhe të shëndetësisë dhe të përkujdesjes mjekësore.