Shkurt.ch

10 fluturime nga Gjeneva, për 799 franga

Me abonamentin “Disovery Europe Pass” që kushton 799 franga mund të bëhen 10 fluturime nëpër linja evropiane. Ndërsa me “City Pass”, për 999 franga ofrohen dhjetë fluturime në një destinim të vetëm brenda Evropës

Kompania Ajrore e Zvicrës, “Swiss” ka lansuar një abonament (biletë të parapaguar) për fluturimet nga Gjeneva, shkruan “SonntagsZeitung”. Ky abonament siguron fluturime me çmime të lira për fluturime në destinacione nëpër Evropë.

Kështu me abonamentin “Disovery Europe Pass” që kushton 799 franga mund të bëhen 10 fluturime nëpër linja evropiane, transmeton albinfo.ch. Ndërsa me “City Pass”, për 999 franga ofrohen dhjetë fluturime në një destinim të vetëm brenda Evropës

Ekspertët e aviacionit dhe mbrojtësit e konsumatorëve thonë se abonamenti i ri nuk është se ofron favore të theksuara për klientelën ekzistuese. Ai, thjesht është një përpjekje e Swiss-it për t`iu afruar më tutje kompanive me çmime të ulëta.

Nga ana tjetër, “Swiss” ka thënë se abonamenti i ri synon arritjen edhe të klientëve të rinj dhe se ai është krijuar mbi bazë të kërkesave të klientëve ekzistues.