Lajme

13 kilometra e gjatë, kolona para Gothardit

Në vazhdim të orëve të paradites kolona është shkurtuar paksa për të arritur pak para mesditës në 13 kilometra.

Është fundjava e dytë me radhë që kolona e gjatë e automjeteve që frekuentojnë në autostradën 2, në drejtim të jugut, është diçka e pashmangshme. Fjala është për fluksin e madh të makinave që janë nisur drejt jugut dhe duhet të kalojnë nëpër tunelin e Gothardit, njofton srf.ch.

Gjatë gjithë paradites kolona ka qenë më e gjatë se 10 kilometra.

Qysh në mëngjesin e hershëm shërbimi i trafikut rrugor Viasuisse ka lajmëruar për një kolonë të gjatë rreth 13 kilometra para portës veriore të tunelit. Ndërsa në vazhdim të orëve të paradites kolona është shkurtuar paksa për të arritur pak para mesditës në 13 kilometra.

Kjo gjatësi nënkupton që shoferët duhet të presin një deri në dy orë. Viasuisse nuk preferon ndonjë ndryshim itinerari për ngasësit e automjeteve.