Shqipëria

130 shqiptarë kthehen vullnetarisht nga Franca

130 shqiptarë janë kthyer vullnetarisht nga Franca, pasi autoritetet franceze u kishin mohuar kërkesat për azil.

Rikthimi i tyre në atdhe është mundësuar nga Zyra Franceze për Migracionin dhe Integrimin.

Kthimi i tyre u bë nëpërmjet aeroportit të Rinasit, ku ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Aida Hajnaj, shkruan “TCH”.

Në fjalën e saj Hajnaj theksoi edhe një herë bashkëpunimin që ka policia shqiptare me zyrat e migracionit në BE dhe apeloi edhe një herë ndërgjegjësimin e shtetasve shqiptarë azilkërkues dhe respektimin e rregullave të lëvizjes së lirë në zonën Schengen, përcjell albinfo.ch.