Bota

17 shtete amerikane padisin presidentin Trump

Trump është gjendur nën një rrebesh kritikash për politikën e tij të tolerancës zero në kufi, por vetë Shefi i Shtëpisë së Bardhë fajëson demokratet për këtë situatë duke thënë se ata “duan të mbrojnë emigrantët e paligjshëm shumë më tepër se qytetarët e vendit tonë”

17 shtete amerikane e kanë hedhur në gjyq administratën Trump mbi politikën e ndarjes së familjeve emigrante, te konsideruar prej tyre si mizore dhe te paligjshme.

Aktpaditë i kanë depozituar Prokurorët e Përgjithshëm demokratë të këtyre shteteve që përfshijnë Uashingtonin, Nju Jorkun dhe Kaliforninë. Veprimi ligjor i tyre kundërshton linjën e ashpër të refuzimit të hyrjes në azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë.

Ndërkohë, një gjykatëse në Kaliforni ka vendosur që të gjitha familjet e emigrantëve pa dokumente, të ndara në kufirin amerikan duhet të ribashkohen brenda 30 ditëve, raporton “TCH”.

Dana Sabraw deklaroi gjithashtu se fëmijët nën moshën pesë vjeçare duhet të kthehen me prindërit e tyre brenda 14 ditësh, ndërsa i dha të drejtë unionit Amerikan të Lirive Civile mbi një padi të ngritur për ndarje familjes, përcjell albinfo.ch.

Dokumentet e paraqitura Gjykatës nga ACLU përmbanin dëshmi të shumta të prindërve që nuk kanë mundur të gjejnë apo të komunikojnë me fëmijët e tyre pas ndarjes në kufi.

Trump është gjendur nën një rrebesh kritikash për politikën e tij të tolerancës zero në kufi, por vetë Shefi i Shtëpisë së Bardhë fajëson demokratet për këtë situatë duke thënë se ata “duan të mbrojnë emigrantët e paligjshëm shumë më tepër se qytetarët e vendit tonë”.

Javën e kaluar, një projekt-ligj republikan për të kufizuar dhe reformuar sistemin e emigracionit në Shtetet e Bashkuara dështoi në Dhomën e Përfaqësuesve. Një plan alternativ republikan mund të hidhet në votim këtë javë, por edhe ai nuk ka gjasa të miratohet.