Bota

19 të vdekur dhe 50 të plagosur nga një shpërthim në Manchester

Në sallën multifunksionale që zë 21 mijë veta, po jepte koncert këngëtarja dhe aktorja amerikane Ariana Grande. Bëhet e ditur se ajo ka shpëtuar pa lëndime.

  • Foto ilustrim

Në një koncert të mbajtur natën e të hënë në Manchester të Britanisë së Madhe  nga një shpërthim që ka ndodhur kanë gjetur vdekjen 19 persona dhe janë plagosur rreth 50 të tjerë. Policia është duke e trajtuar rastin si një sulm të  mundshëm terrorist, raportojnë mediat britanike. Ndërsa spekulimet lidhur me aktin flasin për shpërthime të rënda të balonave të mëdhenj të gazit.

Në sallën multifunksionale me vend për 21 mijë veta, po jepte koncert këngëtarja dhe aktorja amerikane Ariana Grande, transmeton albinfo.ch. Bëhet e ditur se ajo ka shpëtuar pa lëndime.

Në koncert raportohet të ketë pasur shumë fëmijë dhe të rinj. Dëshmitarët flasin për një shpërthim që ka ndodhur pas këngës së fundit të kënduar në koncert.

Burimet amerikane flasin për një atentator vetëvrasës të mundshëm si shkaktar të masakrës. Ndërkohë policia ka bërë një shpërthim të kontrolluar të një objekti të dyshimtë në afërsi të sallës, i cili u konstatua si i parrzikshëm.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka dënuar aktin.