Kosova

Më 27 nëntor, mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Korçë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, transmeton albinfo.ch.

“Kufij evropianë midis Kosovës dhe Shqipërisë; Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Korçë me 27 nëntor, pak para festës së madhe të shqiptarëve,  sapo u dakorduam me Kryeministrin Rama”, ka shkruar Pacolli në facebbok.