Kosova
Kosovë: Policia gjen dy bunkerë dhe armë zjarri
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, operacion i cili rezultoi me gjetjen e dy bunkerëve dhe disa armëve të zjarrit me municion.
“Më datë 26.04.2024 njësitë përkatëse policore në bashkëpunim dhe në koordinim të detyrave sipas kompetencës, kanë realizuar një operacion policor të koduar ‘Baroni’ me urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore-Prishtinë, ku janë kontrolluar 5 (pesë) shtëpi banimi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë (shtëpi mali) në fshatin Makresh-Gjilan. Kontrollet e realizuara në këto lokacione kanë rezultuar me gjetjen e: 2 (dy) Bunkerë (vende të fshehta, të modifikuara në mënyrë shumë profesionale për fshehjen e gjërave ilegale), armë automatike, një karikator dhe 31 fishekë, armë zjarri, një karikator dhe 17 fishekë, armë e gjuetisë, një karikator dhe 6 fishekë, armë zjarri, një karikator dhe 7 fishekë”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Tutje thuhet se në vendngjarje ka dalë njësia e teknikës kriminalistike dhe forenzikës, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive të gjetura si prova materiale.
“Lidhur me rastin dy personat e dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në Polici për inicim të rastit dhe në konsultim me prokurorin kompetent me urdhër të tij, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë, teksa i dyshuari i tretë ndodhet në arrati”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar Vendosen monumente të Skënderbeut në tri komuna të Kalabrisë ...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut