Shkurt.ch

318 mijë persona që jetojnë jashtë, vijnë çdo ditë në Zvicër për të punuar

Fjala është për punëtorët e ashtuquajtur “ndërkufitarë” (“Grenzgänger” ose “Frontaliers”), të cilët jetojnë në zonat afër kufirit, në shtetet fqinje me Zvicrën

Në fund të dhjetorit të vitit 2017 në Zvicër numëroheshin 318.002 punëtorë që vendbanimin e kanë jashtë vendit ndërsa punojnë në Zvicër, njofton Zyra Federale për Statistikë.

Fjala është për punëtorët e ashtuquajtur “ndërkufitarë” (“Grenzgänger” ose “Frontaliers”), të cilët jetojnë në zonat afër kufirit, në shtetet fqinje me Zvicrën.

Numri i përmendur më lart është për 1.7% më i madh se në fundin e dhjetorit të vitit 2016, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në krahasim me muajin paraprak të vitit të njëjtë, rritja është 0.3%.

Ashtu sikurse edhe më parë, më së shumti punëtorë të kësaj kategorie ka në regjionn e Liqenit të Gjenevës, ku janë të përqendruar më shumë se një e treta e të gjithë atyre 318.002 punëtorëve. Në radhë për nga numri pastaj vijnë Zvicra veriperëndimore me Bazelin dhe ajo jugore me Tiçinon.