Maqedonia

350 mijë franga nga Zvicra për legjislativin në Maqedoni

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i cili parasheh forcimin institucional të legjislativit dhe rritjen e efikasitetit të punës.

“Avancim të funksionit ligjvënës dhe mbikëqyrës të Kuvendit dhe dhënien e mundësisë për qasje përkatëse në punën e tij për qytetarët, organizatat civile, veçanërisht grupe të margjinalizuara, nëpërmjet transparencës dhe llogaridhënies së përforcuar”, tha kryetari Xhaferi, përcjell albinfo.ch.

Ai tha se zbatimi i projektit nis nga 1 korriku dhe do të mbarojë deri në fund të vitin 2019, ku janë planifikuar të shpenzohen 350 mijë franga.

“Ky memorandum do të sigurojë përkrahje teknike dhe institucionale për përpjekje të Kuvendit të nxjerrë ligje më cilësore dhe të shfrytëzojë më mirë resurset publike për nevojat e qytetarëve”, shtoi Xhaferi.