Integrimi

39 projekte konkurrojnë për “Çmimin e Integrimit”

Më 31 maj qyteti i Bernës ndan çmimin tashmë tradicional për integrim. Për të trembëdhjetën herë, në kuadrin e një ceremonie festive do të jepet ky çmim që u dedikohet projekteve ose organizatave që kanë kontribuuar në drejtim të integrimit të të huajve në këtë qytet.

39 projekte dhe iniciativa nga më të ndryshmet kanë konkurruar këtë vit për çmimin e përmendur. Siç bëhet e ditur në një komunikatë të autoritetit për integrim të këtij qyteti, fituesit tashmë janë caktuar, pasi që konkursi ka një kohë të gjatë që është shpallur. Ndërsa më 31 maj pritet të befasohen fituesit ose fitueset e çmimit.

Kushdo që dëshiron të jetë i pranishëm paraditen e 31 majit në ambientet e Progr, ku mbahet aktiviteti, mund të paraqitet prej tash online në adresën: [email protected]

Ndërsa programi dhe ftesa mund të gjenden në këtë link:  unterwww.bern.ch/integrationspreis.